Një shtetase italiane është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme dhe ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vilë Bashtovë të Kavajës.
Mësohet se gruaja është pronare e një restoranti ndërsa si autor dyshohet të jetë bashkëshorti i saj shqiptar. Ai ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje. Por pas denoncimit efektivët e policisë nuk e kishte gjetur dhe për më tepër as nuk gjeti as DVR e kamerave të sigurisë.
News 24 zbulon se në dëshminë e tij para policisë ai ka pretenduar se gruaja dërgonte njerëz në shtëpi që ta rrihnin.
