Mënjgesin e kësaj të hëne, në fshatin Gosë të Kavajës ka mbetur i plagosur një shtetas 61-vjeçar. Sipas policisë, personi me inicialet G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç.
Për pasojë, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
