Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ishte i ftuar “Në kurthin e Piter Pan” këtë të hënë, ku iu përgjigj pyetjeve pa dorashka të vogëlushëve.
Ai foli për sfidat dhe vështirësitë në jetën e tij, sidomos gjatë luftës në Kosovë. Një nga pyetjet pikante për Haradinajn ishte ajo nëse donte më shumë Anitën apo nënën?
Kryeministri i Kosovës zgjodhi nënën e tij dhe arsyeja ka qenë mjaft prekëse: ““E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj!”.
