Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kë do të vriste? Shkodrani kapet me pistoletë

12:30 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 2 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Shkodra, i cili është konstatuar teksa ishte duke ecur në këmbë, me një pistoletë me silenciator, ndërsa gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur edhe municion luftarak, doreza dhe një kapuç, që i mbante në çantën e shpinës. Në kuadër të operacionit “Silenciatori” u vu në pranga shtetasi A.N 35 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa mësohet se pistoleta që mbante i riu ishte me fishek në fole, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë nisur për të kryer ndonjë ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë së Vlorës

Lëvizte me këmbë, në qytetin e Vlorës, me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç që 35-vjeçari i mbante në çantën e shpinës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Vlorës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.