Komisioni Europian ka miratuar propozimin e një pakete financiare prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca thotë se paketa është për përballimin e pandemisë së koronavirusit duke e konsideruar një tjetër hap të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për një formë kredie me kushte mjaft të favorshme thotë ai për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.
BE po mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor bën të ditur njoftimi i Komisionit Europian dhe në forma të tjera si ndihma humanitare, programe tematike, asistencë teknike etj.
