Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë të mërkurë është prezantuar në Bruksel progres raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të qenë të besueshëm, duhet të reagojmë në mënyrë pozitive kur vendet bëjnë punën e tyre”, është shprehur Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp
Ai tha se këto dy vende e kanë kapur këtë mundësi dhe po bëjnë reforma të rëndësishme. Veçanërisht në Shqipëri, Hahn u ndal në reformën në drejtësi.Megjithatë ai tha se duhet të bëjnë më shumë për sundimin e ligjit.
Në përditësim…