Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kë sheh si rival në garën për drejtimin e kryeqytetit? Përgjigjet Erion Veliaj

22:52 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Veliaj kërkon të marrë, për një mandat të tretë rresht, drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Në intervistën dhënë këtë të hënë për “Top Story”, Veliaj nuk përmendi asnjë person që e sheh si kundërshtar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ngjarjet e papritura dhe të paparashikueshme, ai i sheh si të vetmit “kundërshtarë”.

“Këtë mandat kemi hapur 26 shkolla, tetë kopshte, hapëm kopshtin zoologjik, po punojmë për terminalet interurbane. Por, armiku më i madh ishin gjërat e papandehura. Tërmeti… as e kishim menduar, sa kisha fituar zgjedhjet, pothuajse gjithçka shkoi atje. Një pjesë e madhe e financave shkoi te strehimi dhe rindërtimi.

Tani, rivali më i madh do të ishte diçka e paparashikuar. Energjia, e kemi dëgjuar nga ministrja Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama që na pret periudhë e vështirë”.

Duke folur për projektet e realizuara dhe ato të mbetura pezull, kryetari i bashkisë pranon se ndërtimi i Teatrit Kombëtar ka dështuar dhe si arsye përmend shtrenjtimin e kostove.

“Dështoi gara e teatrit dhe disa të tjera. Dështoi sepse është rritur çmimi i çelikut, i betonit dhe i shumë produkteve të tjera”.

Nëse kam një frikë për të ardhmen është cila do të jetë beteja tjetër, shton Veliaj, por “kjo është koha jonë, dita e shqiptarëve për të ecur para dhe për të bërë gjëra të mrekullueshme. Nuk duhet të humbasim kohë. Koha është gjëja më e paçmuar”.

bashkia Erion Veliaj kundershtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.