Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KE: Të rritet numri i kthimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre. Ja çfarë ndryshon

10:46 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ke 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë Këshilli i Europës ka miratuar qëndrimin e tij përsa i përket financimit për politikat e emigracionit, kufirit dhe sigurisë, duke qenë dakord me një pozicion të pjesshëm negociues mbi direktivat e kthimit të emigrantëve.

Qëllimi i rregullave të reja të propozuara është të përshpejtojë procedurat e kthimit, të parandalojë arratisjet dhe të rrisë shkallën e kthimeve.

Ky pozicioni i pjesshëm negociues përfshin:

-procedura më të qarta dhe më të shpejta për lëshimin e vendimeve të kthimit dhe për paraqitjen e ankesave, përfshirë detyrimin për të lëshuar një vendim kthimi në të njëjtën kohë ose menjëherë pas një vendimi që përfundon një qëndrim ligjor

– një detyrim për personat që i nënshtrohen një procedure kthimi për të bashkëpunuar dhe mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve në rast mosekzekutimi

-rregulla më efikase për kthimet vullnetare, duke përfshirë detyrimin për të krijuar programe të dedikuara në shtetet anëtare

-një listë e përbashkët, jo-shteruese e kritereve objektive për të përcaktuar rrezikun e arratisjes

– mundësinë e arrestimit të një shtetasi të një vendi të tretë, nëse paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë publike ose sigurinë kombëtare

-si një mjet i fundit dhe kur ofrohen një sërë garancish, mundësia e kthimit të një shtetasi të vendit të tretë në çdo vend të tretë të sigurt

Mandati i pjesshëm siguron respektimin e të drejtave themelore të emigrantëve thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit.

ke
Dokumenti i KE

Sipas përfaqësuesve evropiane kthimet efektive janë vendimtare për një politikë efikase dhe gjithëpërfshirëse të menaxhimit të migracionit.

“Aktualisht kthimet rregullohen në nivel evropian nën direktivën e Kthimit, të miratuar në 2008. Kjo direktivë përcakton standardet dhe procedurat e përbashkëta në shtetet anëtare për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, që nga miratimi i kësaj direktive sfidat në politikën e kthimit kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme”, thotë njoftimi.

Këshilli Evropian, në disa raste, ka theksuar nevojën për të përmirësuar ndjeshëm kthimin efektiv të migrantëve të parregullt. Ndërsa BE dhe shtetet anëtare tashmë kanë bërë përpjekje të mëdha, numri i përgjithshëm i kthimeve ende duhet të rritet.

Pikërisht për shkak të kësaj situate Komisioni paraqiti në shtator 2018 propozimin për një direktivë të rishikuar të kthimit.

kthimi i emigranteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.