Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

KED vendos sot për garën në ILD dhe Gjykatën Kushtetuese

11:57 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardian dvorani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim për garën që do të çojë në ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Gjykatës Kushtetuese.

ILD është një nga organet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, i cili, duke iu referuar parashikimeve ligjore, duhet të ishte ngritur që në vitin 2017 dhe ka si funksion kontrollin e sistemit, përfshi edhe punën e KLGJ-së dhe KLP-së. Por, vonesa për ngritjen e ILD-së mund të zgjasë edhe më shumë, kjo për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve. Minimumi duhet të jenë 5 të tillë, ndërsa procedura e verifikimit e çoi numrin e personave të konsideruar të përshtatshëm në 4 kandidatë.

Gjatë mbledhjes së sotme, KED do të shqyrtojë edhe kandidaturën e ishkryeinspektores së KLD, Marsida Xhaferrllarit, e cila, edhe po u konfirmua, sërish nuk e zgjidh ngërçin e mungesës së kandidatëve.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 6.8.2019, ora 9:30, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite: Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferrllari. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar”, njoftoi dje KED.

ÇFARË ËSHTË ILD

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë qëndron në krye të organeve të sistemit të drejtësisë, për sa kohë do të jetë kontrollor i punës së tyre. Detyrat dhe kompetencat e ILD-së përfshijnë: verifikimin e ankesave të personave fizikë ose juridikë ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, Inspektorati nis hetimin administrativ me nismë rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bën inspektime të gjykatave dhe të zyrave të Prokurorisë për të kontrolluar mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tyre./ Marrë nga gazeta Panorama

Kandidatët për Inspektoratin e Lartë
1-Artur Malaj (konfirmuar nga KED)
2-Artur Metani (konfirmuar nga KED)
3-Eris Hysi (konfirmuar nga KED)
4-Marsida Xhaferllari (ende pa vendim)

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese
1-Arta Vorpsi (konfirmuar nga KED)
2-Besnik Muçi (konfirmuar nga KED)
3-Elsa Toska (konfirmuar nga KED)
4-Fiona Papajorgji (konfirmuar nga KED)
5-Marsida Xhaferrllari (ende pa vendim)
6-Regleta Panajoti (konfirmuar nga KED)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.