Dy makina luksoze prinë eskortën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Rinasi për në Tiranë, sekretari Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit. Dy makinat luksoze, ku njëra është e Kejvina Kthjellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, që janë sekuestruar me dyshimet se janë vënë nga krimi dhe tashmë i kalojnë në përdorim policisë. Një mjet tip Audi A8 i sekuestruar Kejvinës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që i është sekuestruar Trejsit, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.
Add A Comment