Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këlliçi për protestën e 7 korrikut: Nuk do të ndalojmë deri në rrëzimin e qeverisë

21:52 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellici 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Belind Këlliçi deputet i Partisë Demokratike në studion e “Open” ka paralajmëruar atë që pritet të ndodhë në protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike. Këlliçi u shpreh se nesër do të çelet një sezon protestash të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“Nuk ka temperaturë të përshtatshme për të protestuar për bukën e shtëpisë. Jemi të 10 në botë për çmimin e naftës. Është një protestë e pazakontë, nuk është e natyrshme për vendin tonë të mbahen protestat në korrik por halli nuk njeh pushim.

PD e ka sfidë të fitojë zemrat e qytetarëve duke treguar se tashmë është një opozitë tjetër. E pamë ç’na solli e shkuara, ndërsa sot kemi sfidën ti përgjigjemi qytetarëve për pritshmëritë.

Pikë së pari nesër do jetë rikthim i opozitës në misionin e saj. Është një moment reflektimi për të opozitën, kemi më shumë se një vit në një debat të brendshëm politik, nesër kthehemi në shesh në detyrën tonë si opozitë. Nesër është një pikë takimi me shoqërinë shqiptare. Është një ritakim me shqiptarët dhe ajo prezencë nesër që do të na çojë në stacionin e radhës.

Nuk po ju them sonte që nesër Rama do të rrëzohet, dua të jem i vërtetë, por pjesëmarrja do të jetë shkundje për qeverinë e do të hapi sezonin e protestave që nuk do të ndalet deri në rrëzimin.

Sa i përket pjesëmarrjes, sot ecja mbi 6 orë në tregjet e Kombinatit. Jo vetëm demokratë por edhe qytetarë të angazhuar politikisht që do jenë nesër në shtet. Do të protestojnë për çmimet e produkteve ushqimore të shportës, të gjitha janë rritur 11.4 përqind. Ka arsye më të mëdha se kjo për të dalë në protestë?”, deklaroi ai.

belind kellici Protesta Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.