Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë, as kripë, as sheqer”, çifti shqiptar në SHBA që mposhti koronavirusin ka një apel të fortë për të gjithë

19:20 / April 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Driton dhe Valbona Burta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë.

Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmerrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në Neë York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent.

I riu rrëfeu ditët e përballjes me koronavirusin, që nisi me temperaturë dhe ethe të forta, për të vijuar me dhimbje koke dhe dhimbje të forta trupi, sa siç tha Dritoni, duke sikur i kishin rrahur.

Intervista:
Sa kohë t’u bënë në karantinë?
Kemi që më 29 mars që jemi në karantinë. Simptomat e para filluan atë ditë dhe besoj duhet të jemi edhe një javë tjetër në karantinë.

Të dy njëherësh iu filluan simptomat?
Ishte e çuditshme, të dyve njëherësh. Mbase nusja filloi një natë më përpara, por më 29 kishim të dy temperaturë dhe ethe. Ditën e parë filluam me temperaturë dhe kishim shumë ethe. Pas orës 19:00 këto ethe ishin shumë të theksuara, kam vënë dy-tre batanije, se nuk ngrohesha dot. Menjëherë morëm taylot hot. Dy ditët e para ishim kështu, pastaj kaloi në një dhimbje koke dhe trupi, sikur na kishte rrahur njeri, sidomos nga shpatullat. Një ditë më kapi dhe dhimbje mesi, ishte me simptoma të ndryshme. Tani kemi gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë në ushqim, as kripë, as sheqer, as limon, asgjë.

Si vendosët që të shkonit të diagnostikoheshit?
Ne morën në telefon këtu në NeW York për teste, por nuk na pranuan, se ishim të rinj, dhe sepse marrin rastet emergjente dhe ne nuk konsideroheshim emergjentë. Nuk na lanë kohë që të shkonim të bënim një test. Folëm në telefon me doktorin, na tha që ne e kemi, por duhet të rrimë në shtëpi dhe ta monitorojmë, vetëm kur të kemi probleme me frymëmarrjen duhet të shkonim te spitali. Ne jemi rreth moshës 37 vje, të dy nuk kemi pasur probleme shëndetësore, por ne kemi njerëz që i njohim pa probleme, por dolën me probleme.

Si mendon që e more infeksionin?
I kemi ndjekur shumë strikt masat, kemi 3 javë plus pa dalë fare, thjesht kemi dalë për pazar, me mbrojtëse.

Çfarë këshille do japësh?
Kjo kalon shumë shpejt, thjesht një kontakt, ose një prekje dore, ose kur kemi larë rrobat. Ju lutem qytetarëve të mos rrinë afër, ose të paktën afër të moshuarve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Meloni për Trump: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, dolën ndryshe

18:01 / August 21, 2026

Skandali me “lopët fantazmë”: Si përfituan fermerët grekë subvencione të BE-së për kafshë që nuk ekzistonin

16:38 / August 21, 2026

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.