Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kemi pasur raport të afërt”, Bardhi për Bashën: Tani ai në rrugë të vet, unë timen

22:00 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se marrëdhënia e tij e mëparshme me Lulzim Bashën ka qenë shumë e afërt.

Aktualisht Bardhi thotë se janë në rrugë të ndara, pasi sipas tij Basha po bën veprime për interes personal e jo në dobi të Partisë Demokratike.

-Çfarë ka ndodhur mes jush dhe Lulzim Bashës? Ju pamë në Parlament shumë të tensionuar, më duket se edhe e shave.

Gazment Bardhi: E kam thënë publikisht, nuk ndihem krenar për atë debat që kam bërë me kolegun Basha sepse nuk jam atje për të debatuar.

-Çfarë ndodhi? Ju dukeshit se kishit një raport shumë të mirë.

Gazment Bardhi: Padiskutim kemi pasur një raport shumë të afërt personal dhe njerëzor, mesa duket zoti Basha nuk mirëkupton dot faktin që për Gazment Bardhin interesi i opozitës dhe PD-së është mbi çdo interes personal. Unë nuk jam në Partinë Demokratike për asnjë emër të përveçëm…

-Po interesi i Bashës cili është?

Gazment Bardhi: Në këtë moment, ajo që po bën zoti Basha absolutisht është jo në dobi të vendit, jo në dobi të PD-së.

-Po çfarë po bën atëherë?

Gazment Bardhi: Terësisht për një interes personal, nuk ka asnjë diskutim! Ai ka nevojë të reflektojë, nuk i takon zotit Basha të mbajë flamurin e përçarjes së opozitës. Ia kam thënë privatisht para qëndrimit tim publik, jam përpjekur t’ja shpjegoj që rruga që po ndërrmerr nuk e ndihmon PD-në dhe se kemi nevojë për zgjidhje. Ai në rrugën e vet, unë në rrugën time. Nuk bie dakord me atë që po bën, por nuk kam asnjë paragjykim për asnjë çështje.

bardhi Basha rruge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.