KENAN SAHATÇIU është njeriu i mrekullive, njeriu i drites ose sic e njohin te gjithe “Magjestari shërues”. Nuk kanë të numëruar njerëzit që janë shëruar prej tij.
Ai është mjeshtër, shëron nëpërmjet terapise fizikale (fizike) dhe metodës REIKI (kombinim). Kenan ka lindur ne Istog si dhe shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfunduar në Istog. Ka studjuar për Terapi Fizikale në Univerzitetin e Krakovit, Poloni. Si dhe ka marrë titullin Master i Terapise Fizikale viti 1977. Është specializuar për medicinë natyrore, mjeshtër dhe mësues i REIKIT që nga viti 1994.
Përvoja e tij është e gjatë në vitin 1977 ka punuar në Banja Ilixha Pejë. Më pas në vitin 1981 në Banja e Kllokotit, në 1986 ka hapur odinancën private të fizioterapisë në prishtinë, në 1989 ka punuar në spitalin për fëmijë të paralizuar, Vitembach ST.Gallen. Në vitin 1992 ka dhënë kontributin e tij në ordinancë private të fizioterapisë “Degginger” në qytetin e St. Gallenit.
Ndërsa në vitin 1993 ka shërbyer në ordinancën private të fizioterapisë “Stublija” në qytetin e Zyrichut. Dhe që prej vitit 1994 në ordinancë private “Fizioterapi Keny” në Gossau në qytetin e ST. Gallenit ku punon aktualisht. Sipas mjeshtrit të terapisë fizikale, dhe mësuesit të Reikit, Keny “qëllimi tij jetësor, është të ndihmoj popullin e tij që të shërohet dhe të ruajë shëndetin.”
1.Na rrefeni për të qartesuar shumë
njerëzit cfarë është REIKI?!
Si funksionon?! REIKI është metodë e lashtë shëruese Tibetiane që daton mbi
2500 vite. Dr.Mikao Usui ( japonez) e modernizon këtë formë shërimi në gjysmen
e shekullit XIX. Nga nxënësit e tij kjo metodë e shërimit merr hov të lartë në
Amerikë e pastaj përhapet në shumë vende të botës që numëron miliona persona.
Është metodë e thjeshtë për tu mësuar, por me vlerë të madhe.
Në shumë vende të Evropës perëndimore REIKI praktikohet dhe paguhet nga sigurimet shëndetësore. Unë këtë metodë mjekimi e praktikoj qe 30 vite në Zvicër, në ordinancën Fizioterapi Keny, ku punoj edhe sot. Deri tani në Kosove kam arritur ti shkolloj nxënës.
Ndërsa në shkollim janë dhjetëra të tjerë. Në perspektivë mendoj ti mesoj prindërit që kanë femijë me paraliza ose sëmundje të renda për të mundur qe ti shëroje vetveten me metoda reiki , pa ndihmën e të tjerëve. Gjithashtu ka shumë persona që vuajne dhe dua tua lehtesoj dhimbjen me metoda te thjeshta.
Celesi i REIKIT eshte thjeshtesija,qe mesohet nga te gjith, ndersa metoda te tjera te REIK nevojitet me shume kohe per tu mesuar. Rruga me e mire eshte qe seicili te mesohet per ilacin personal, per shkak se pergjegjesia kalon te ai vete. Una kam nje shprehje qe them “Mjeshtri me i mire i vetes eshte vetja.”
2.Si shërojme veten nëpërmjet REIKI?!
Mënyra si e sheh botën varet nga emocionet. Sëmundjet emocionale bëjnë që
njerëzit të vuajnë. Inati, urrejtja, zilia, tradhëtia, plagët emocionale
shërohen kur të nxjerrim jashtë helmin emocional. Falja është celësi i
shërimit, është menyra e vetme e shërimit. Procesi i faljet duhet të filloj me
faljen e vetvetes. Të gjitha sëmundjet i kanë rrënjët e përbashkëta, rrënja
është mungesa e dashurisë.
Njeriu është i përbërë nga trupi, mendja dhe shpirti. Shëndeti është i mire kur këto trija janë në harmoni.
Trupi-për trupin duhet të kujdesemi që ta duam, ta ushqejmë dhe të jetë i pastër.
Mendja – përmes mendjes jemi në gjendje të zhvillohemi, të ngritemi dhe të ndryshojmë. Ajo është materie që na formon dhe na lidhë. Mjeti i mendjes është fuqia e vullnetit.
Shpirti – mjeti i shpirtit është dashuria e pakushtëzuar, e cila është esenca e energjisë së përgjithshme që është prezente kudo. Energjitë që veprojnë nga jashtë kanë mundësi që në moment të ndryshojnë strukturën tonë energjetike. Emocionet dhe sjelljet tona janë shkaktare të sëmundjeve dhe problemeve në jetë.
Emocione negative që shpesh i kemi janë: krenaria, egoizmi, fajësimi i vetes dhe I të tjerëve, kritikimi, moskenaqëria, mospërfillja, mungesa e socializimit, urrejtja, nervosa, zemërimi, hakmarrja, acarimi, mendimet e këqija, lavdërimi, frika, ankthi, dyshimi, pasiguria, mungesa e interesit, dëshpërimi, depresioni, grykësia, lakmia, dorështrëngueshmëria, gënjimi, xhelozia.
Egoizmin duhesh ta largosh gradualisht ose menjëherë. Mos e injoroni sepse kjo është një sëmundje që mund të mos vërehet, por që ka pasoja të mëdha. Në këtë botë nuk ka sëmundje të pashërueshme. Dhe vetmi person që mund t’i largojë sëmundjet je ti e atë mund ta bësh përmes ndryshimit te mendimeve.
3- Çfarë të mëson REIKI dhe si vepron në organizmin tonë?!
Reiki të tregon rrugën e vërtetë të jetës, të shëron trupin, mendjen dhe shpirtin si dhe të tregon mënyrën si t’i zgjedhim problemet jetësore. Reiki pastron trupin fizik dhe mental nga energjia negative, e ripërtrin dhe rigjeneron tërë organizmin.
Ajo është energji universale jetësore, fuqi shëruese, është çelës i zemrës. Reiki të ndihmon të arrishë fuqinë personale dhe ta harmonizosh në tërësi trupin.
Mbështetë dhe aktivizon proceset e vetëshërimit duke larguar bllokadat energjetike kudo në trup dhe I hapë rrugën qarkullimit të lirë. Ai njëkohësisht bëhn edhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Harmonizimi dhe pastrimi 21 ditor ndihmon në largimin e energjisë negative dhe lejon qarkullimin e energjisë nëpër çakra.
Përpos pastrimit dobia e kësaj është se aktivizohen edhe ndjenjat e mrekullisë dhe jeta jote çdo ditë ndryshon për mirë. Është e dobishme që këtë tretman personal ta aplikosh çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje sepse pas procedurës personi ndjenë në trupin e tij një lehtësim dhe fizionomia ndryshon dhe dukesh më I ri dhe ndjenë një fuqi të papërshkrueshme.
4- Si praktikohet REIKI ?!
Reiki mund të praktikohet në mënyrë grupore dhe individuale. Është lehtë të
mësohesh dhe të aplikohet për shërim. Mund të aplikohet kudo dhe në çdo kohë,
si në shtëpi, shkollë, gjatë udhëtimit me tren, aeroplan etj. Është e dobishme
sepse kur shëron dikënd, shëron edhe veten.
5 – Çfarë sëmundjesh shërohen me REIKI ?
Reikit nuk i intereson semurja ne veqanti,por tere trupi ne pergjithesi,Kur nje ofgan nuk funkcionon si duhet nuk funkcionon terr organizmi Reiki vepron ne tere organizmin fizik dhe ne ate eterik (aura).
Efektet sheruese jane kur veprohet njekohesisht ne trupin fizik dhe ate aurik. Reiki pastron trupin fizik dhe mental nga energjia negative, e përtërin dhe rigjeneron tërë organizmin.
REIKI nuk permban asgje nga besimi dhe religjioni.
Reiki eshte
sherim me energji jetesore universale. Gjate kohes se lire ushtroja disa metoda
qe per mua si me kryesoret. Janë metodat natyrore te cilat i kam studiuar me
kujdes te vecante dhe kam kryer disa kurse nga Medicina Natyrale dhe i
praktikoi :
– AKUPRESURA- Sherim me SHTUPJE ne vende
te caktuara cpeciale
* BIOENERGOTERAPIA
* AURA
* KANALET ENERGJETIKE NE TRUPIN FIZIK ( MERIDIANET )
* JOGA
* FENG SHUI
* AKUPRESURA
* REFLEKSOLOGJIA
* KIRURGJIJA FANTOMIKE ( MJEKIM NGA ENERGJIJA E KRIJUAR NGA MENDJA )
6. Një mesazh për lexuesit e tiranannews.al !
Kushtoni gjymsë ore në ditë përkujdesje shëndetit nëse deshironi që trupi të shërbej në moshë edhe më të vjetër, me qenë më aktiv e shëndosh e mirë. Secili njeri ka aftësi të shërohet vet. Bahu shërues i vetvetes, ja vlen. Mundësia për ilacin personal.
“Sa ma teper jep ( dhuron energji ), aq me teper shtohet kapaciteti i FUQISE SHERUESE. / Anduena SEFGJINI /