Ditën e djeshme Noizy publikoi “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se kënga po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme. Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”.
Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.
Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës, duket se ajo po bën namin dhe numëron tani mbi 1.2 milionë klikime. Kënga ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ajo renditet e para on trending në Itali, e 9 në Gjermani dhe 5 në Austri.
Sigurisht ky sukses e ka entuzizmuar shumë reperin që e ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale faktin se kënga po bën namin.