Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kënga “Sytë” është historia e Andit dhe Teas tek “Përputhen”? Këngëtari tregon të vërtetën

14:32 / December 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 18d93143795342064a6e187197f7007e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sardi Strugaj është një artist i ri në moshë por numëron disa produksione që janë për t’u vlerësuar. Klipi i tij më i fundit është “Sytë”, një realizim që të mbetet në mendje dhe të bën ta ridëgjosh, me tekst nga vetë Sardi.

Ai nuk preferon që të shfaqet vetë në klipet e tij, sepse dëshiron që publiku më së shumti ta identifikojë me zërin e tij. Muzika pop është ajo që duket se i shkon më shumë por kjo mbetet për t’u parë edhe në vazhdim.

Disa nga këngët e tij të tjera ndër vite janë: “Hana” (bashkëpunim me Killua), “Pushtet”, “E pash un djallin” (bashkëpunim me Arnon), “Me shikon nga larg”, “Nuk harroj”, “Sa larg, “Tripa me qika”…etj. Po ashtu Sardi mori pjesë edhe në festivalin e fundvitit me këngën e tij “Ka me t’ba me kajt”, ku u vlerësua me vendin e dytë pasi spikati jo vetëm për zërin por edhe për performancën e tij skenike.

Sardi ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku foli për klipin e tij më të fundit, e cili është pëlqyer shumë nga publiku.

“Do hedh një histori që nuk e kam thënë më parë. Kur e kam nisur këtë këngën, prej kohësh tashmë kam filluar të krijoj muzikë që të jetë edhe për artistë të tjerë. E kam këtë si objektiv të vetja që të arrij të prodhoj edhe për të tjerë, jo vetëm për veten.

Kjo ka qenë një ndër ato këngë që e kam nisur për dikë tjetër, por nuk po e them emrin. E kam shkruar për ta kënduar konkretisht Olta Boka. Më vonë, duke e regjistruar, duke e parë në hapat e parë, më ngjiti shumë për vete”, u shpreh ai.

I pyetur se sytë e kujt janë në këngë, Sardi u shpreh: “Thuhet që kishte frikë nga sytë e tij. Bëhet fjalë për një histori ku një vajzë, e thënë troç se ma kanë dërguar shumë, është historia e Andit dhe Teas te ‘Përputhen’ pak a shumë. E kanë bërë shumë video dhe e kanë komentuar, duket sikur është një këngë për ata të dy. Ashtu e kanë menduar njerëzit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.