Këngëtari i njohura shqiptar, Trim Jetullahu ka ndarë një lajm të trishtë në rrjetet sociale. Jetullahu njofton se ka humbur babain e tij.
Miq dhe fansa të këngëtarit e kanë ngushëlluar për humbjen e madhe.
“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan).”, ka shkruar ai.
