“Jam mirë, faleminderit Zotit”, shkruan Bebe Rexha në një postim në Instastory teksa shfaqet me veshje spitali.
Mesa duket këngëtarja ka pasur probleme me shëndetin, por nuk dihen ende se çfarë. Megjithatë ajo ka qetësuar fansat me këtë shprehje.
Këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë të premten (31 maj), në bashkëpunim me The Chainsmokers.
Hiti i saj i fundit, “Last hurrah”, u prit shumë mirë nga fansat dhe mori miliona klikime në YouTube.

