Qyetarët të cilët kanë një apartament në pallatet e pahipotekuara, të braktisur nga investitori kanë një shans të ri për t’u bërë vërtet pronarë edhe ligjërisht.
Kadrastra u kërkon qytetarëve që të drejtohen në degët e këtij institucioni dhe të plotësojnë disa dokumente në mënyrë që të përfitojnë hipotekën. Për fat të keq, gjatë këtyre viteve të tranzicionit shumë prej qytetarëve blenë apartamentet e tyre që në themele, por që nuk u hipotekuan nga ndërtuesit pasi ose kanë bërë devijime nga projekti fillestar dhe do të duhet të bënin së pari legalizim me kosto shtesë ose në rastin më të keq u zhdukën pas falimentimit. Për rrjedhojë, janë të shumta ato familje që ndonëse kanë paguar mijëra euro, ende nuk kanë pasur mundësi të marrin dokumentin që i njeh si pronarë të ligjshëm. /tirananews.al


