Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Keni probleme me gjuhët e huaja? Po vjen teknologjia që do e zgjidhë problemin

19:47 / September 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Image from iOS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që teknologjia po bën hapa gjiganti, kjo është e dukshme. Por shumë projekte dhe aplikacione të reja ende nuk mund t’i imagjinojmë, teksa ekspertët e fushës jo vetëm po i testojnë, por së shpejti do t ‘i vejnë në funksion.

Një nga drejtimet që do të na japë më kënaqësi në të ardhmen do të jetë padyshim shfrytëzimi i inteligjencës artificiale. Mënyra e studimit, mënyra e të kërkuarit ose të blerit diçka në rrjet, do të thjeshtësohet dhe të shkojë njëkohësisht më thellë në kuptim.

Por ndoshta përdorimi që do të ndryshojë përgjithmonë komunikimin në shkallë globale, do të jetë ai i përkthimeve në një gjuhë tjetër.  Deri metani, skema e përkthimeve  ka qenë gjithmonë një mekanizëm ku makina përkthente regjistrimin me zë, e përkthente dhe më pas përdorte një aplikacion që e sintetizonte  tekstin e përkthyer në zë.

Së shpejti kjo teknologji do të shndërrohet në një sistem “voice to voice”, ku për shembull dikush mund të flasë në telefon në gjuhën shqipe, ndërsa në kohë reale personit nga ana tjetër e telefonit i arrin zëri në gjuhën e tij, qoftë ajo anglisht, persisht apo një dialekt afrikan.   

Është pikërisht  një nga fushat me të cilën po merret një pjesë e gjigandit Intel, që po eksperimenton një chip që mund të veprojë në këtë mënyrë.   Por nuk është i vetmi. Tashmë tregu i Inteligjencës Artificiale po rritet me ritme dyshifrore, dhe në 2025-ën do të tejkalojë 91 miliardë dollarë investime. E ardhmja është më afër se çfarë mendojmë.

teknologji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.