Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, kryetarja e Komisionit të Ligjeve: Shqetësuese!

18:14 / October 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klotilda Bushka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisioneve të Ligjeve, Klotilda Bushka e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” foli për kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe punën e bërë nga institucionet kompetentë të drejtësisë. Ajo u shpreh se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shqetësuese pasi ato janë serioze dhe se duhen marrë në konsideratë.

Më tej kryetarja e Komisioneve të Ligjeve u shpreh se ‘çerdhet’ e krimit kanë frikë nga drejtësia, duke marrë parasysh goditjet ndaj bandave kriminale.

“Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shumë shqetësuese. Do duhet që ne si Komision Ligjesh të veprojmë në mënyrë që këto fenomene të parandalohen dhe të luftohen. Këto janë kërcënime serioze që duhen marrë në konsideratë, pasi na tregon se çerdhet e krimit janë shqetësuar dhe drejtësia po vepron. Kjo po ashtu tregon se janë rritur dhe rastet e zbuluara. Janë tregues që na bëjnë të kuptojmë se drejtësia ekziston.

Ne kemi një raport institucional me sistemin e drejtësisë. Sa herë kryejmë takime institucionale, kemi dhe takime zyrtare para përgatitjeve të buxheteve. Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve ka qenë në mbështetje të prokurorëve dhe gjyqtarëve për sigurinë e tyre. Ne si komision do duhet të japim mbështetje për zbatimin e ligjit. Kemi vënë rekomandime për zbatimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bushka.

gjyqtaret kercenimet klotilda bushka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.