Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërcënimi nga inteligjenca artificiale, BE del kundër: Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi

22:35 / May 25, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inteligjenca artificiale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për pasojat e përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës. Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Evropian për të përmirësuar sistemet e inteligjencës artificiale.

Ajo tha se aktualisht, 25 % e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.

“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime. Ne duhet të jemi shumë të qartë. Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi nevojë për rregulla,” tha von der Leyen.

Ajo theksoi se Komisioni i BE-së po vëzhgon zhvillimet dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rregulluar përdorimin e algoritmeve në menaxhimin e burimeve njerëzore.

BE inteligjenca artificiale Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.