Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënohen banorët e Pustecit: Do u hiqen menjëherë pasaportat nëse nuk deklaroheni bullgarë

18:04 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 09 22 181616
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas nisjes së regjistrimit të popullsisë në komunën Pustec në Shqipëri, kryetari i fondacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, Viktor Stojanov, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se nëse banorët nuk regjistrohet si bullgar etnik në regjistrim, pasaportat e tyre bullgare do të tërhiqen menjëherë  dhe se të gjitha proceset e tjera si dhënia e shtetësisë do të ju ndërpritet.

“Për të gjithë banorët e komunës së Pustecit, Shqipëri:  Nëse nuk regjistroheni tani si bullgarë etnikë në regjistrim, shtetësia bullgare do të ju hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se nëse jeni në proces të dhënies së shtetësise, procedurat do të ndërpriten menjëherë. Tashmë kemi një rast të tillë. Mendoni për këtë”, ka deklaruar Viktor Stojanov, kryetari i fundacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, raporton televizioni Shenja.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave kur filloi procedura e regjistrimit në Shqipëri , fondacioni “Maqedonia” , përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk u bëri thirrje banorëve të Shqipërisë për të mos e anashkaluar përkatësinë etnike dhe të regjistrohen si bullgar etnikë.

“Apel nga fundacioni Maqedonia për bullgarët në Shqipëri- regjistrohuni si bullgarë etnik, me gjuhën amtare bullgare.  I kujtojmë edhe ata që kanë shtetësi bullgare se janë të detyruar ndaj Bullgarisë të shkruhen si bullgarë, ashtu si bullgarët me origjinë dhe dëshirojnë të marrin shtetësi bullgare në të ardhmen, të shkruajnë vetë si bullgarë etnik dhe në asnjë çast të mos anashkalojnë  çështjen për përkatësinë etnike”, ka deklaruar Fondacioni i organizatës bullgare “Maqedonia”.

Nga organizata gjithashtu shtojnë se përfaqësuesit e tyre do të qëndrojnë në Shqipëri deri në përfundimin e regjistrimit.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ishte në vizitë për disa ditë në Shqipëri gjatë së cilës kishte vizituar fshatrat Golemo Ostreni dhe Golo Bordo të cilët janë të banuara më së shumti me popullatë maqedonase.

Pas lajmit të vizitës së zëvendpresidentes bullgare, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar vizitën e saj duke thënë se vendi ka marrë garanci nga autoritetet shqiptare dhe se regjistrimi do të bëhet në përputhje me standardet botërore dhe të Eurostatit.

bullgare pustec tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.