Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kërcënohet Adriana Matoshi, aktorja njëkohësisht dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës tregon çfarë i ndodhi

17:07 / October 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adriana Matoshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka treguar se ka marrë kërcënime pasi është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave. Përmes një statusi të publikuar në “Facebook”, Adriana është shprehur se kërcënime të tilla nuk do ta ndalin në këtë angazhim.

Ajo ka bërë të ditur se kjo ka ardhur sidomos prej ndihmës që po ju jep grave, të cilat me vite kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshortët e tyre.

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Më tej, Matoshi ka shtuar se ajo nuk i frikësohet aspak kërcënimeve të tilla dhe do të vazhdojë të punojë sa më fort për mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, -mbyll ajo.

Adriana Matoshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.