Avokati mbrojtës i Emiliano Shullazit, Vladimir Meçe është kërcënuar me një mesazh. Ai e ka denoncuar rastin në polici.
Sipas News 24, Meçes i është kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit, sa nuk ishte vonë për të.
Mësohet se rasti në fjalë është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vete avokati. Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit.
Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit ëhatsupp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Hiq dore sa nuk është vonë”.
