Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kërcënohet Matteo Renzi/ Ish-kryeministrit i dërgohet një zarf me dy plumba, reagojnë politikanët në Itali

16:25 / March 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
renzzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi është kërcënuar nga persona të panjohur. Raportohet se kreut të Italia Viva-s i është dërguar një zarf me dy plumba.

Rasti është dënuar nga politikanë të ndryshëm në Itali, duke përfshirë edhe kreun e Lëvizjes 5 Yje.

“Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për tu dënuar”- shkruan Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

“Është koha tu thuhet mjaft politikave të urrejtjes dhe dhunës”, tha Tereza Bellanova, deputetja dhe anëtarja e Italia Viva. “Matteo ne jemi krah teje, me forcë dhe krenari, ne nuk do të intimidohemi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Renzi  mori një telefonatë nga Presidentja e Senatit Elisabetta Casellati, e cila shprehu solidaritetin e saj. Matteo Renzi iu përgjigj mesazheve solidarizuese me fjalët: “Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”.

Sjellim në vëmendje që Renzi shërbeu si kryeministër i Italisë nga vitet 2014 deri në vitin 2016, dhe vijon të jetë drejtues i “Italia Viva”, një segment që u shkëput nga Partia Demokratike e qendrës së majtë.

Në janar, vendimi i partisë së tij për të lënë qeverinë e koalicionit të vendit detyroi dorëheqjen e ish-kryeministrit Giuseppe Conte, dhe rrezikoi ta dërgonte Italinë në një krizë politike.

Një qeveri e re u formua nga ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme gjatë pandemisë COVID-19. Sidoqoftë, popullariteti i Renzi-t në Itali ka pësuar rënie sipas sondazheve të fundit.

Matteo Renzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 2026

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.