Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Roland Kryemadhi, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi kërcënoi me armë policinë.
Kryemadhi nuk lejonte tre vajzat e tij të shkonin në shkollë, me argumentin se fëmijët e tij i shkollonte Allahu, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan edhe forcat RENEA, të cilat i rrethuan banesën.
Në fund të seancës gjyqësore, avokati i 37-vjeçarit tha se kërkon zbutjen të masës së sigurisë për klientin e tij, duke e cilësuar atë jo të rrezikshëm për shoqërinë.
Sipas tij, ngjarja është hiperbolizuar nga policia gjyqësore, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij nuk është gjetur asnjë armë.