Forcat Speciale të Anti-terrorit kanë arrestuar një person i cili akuzohet se ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama. Kërcënimi është bërë dy ditë më parë, dhe në lëvizje janë vënë forcat speciale që kanë bërë të mundur arrestimin e të riut, të identifikuar si Andrea Kurti.
Arrestimi i Kurtit është bërë në Tiranë, ndërsa ai e kërcënonte Ramën në rrjetet sociale dhe në telefon. Ky kërcënim ka vënë në lëvizje Forcat Speciale të Anti-Terrorit që kanë bërë të mundur prangosjen e tij.

