Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të kësaj të diele në Kavajë.
Policia bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje dhe kërkimesh është vënë në pranga.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.