Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Komuna e Parisit”.
Sipas burimeve, Arli Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuce, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.