Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kërcim, sport, udhëtime jashtë… Si po motivohen punonjësit shqiptarë

09:52 / March 2, 20198 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
company staff corporate retreat e1533906878645
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është sekret që vendi i punës në Shqipëri po ndryshon. Punonjësit kërkojnë cilësi të kushteve të punës, trajtim më të mirë dhe mjedise të favorshme për produktivitetin. Hulumtime në këtë sferë nuk ka në vendin tonë, por trendet në kompani të ndryshme po tregojnë se këto ndryshime, priren të rrisin produktivitetin dhe kreativitetin.

Me këto ndryshime vjen edhe një lëvizje e re drejt një marrëdhënie më të mirë punëdhënës-punonjës. “Retreats” e korporatave janë pjesë e kësaj lëvizjeje dhe kanë si synim përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme të vendit të punës. Qëllimi është të ndërtohet komunikim dhe bashkëpunim, si dhe të përmirësohet morali dhe të argëtohen. Punonjësit konsiderohen ndër asetet më të rëndësishme të kompanive, ndaj është i rëndësishëm motivimi i tyre.

Sigurimi i një mjedisi pune të këndshëm, pa stres dhe të sigurt është thelbësor për procesin e punës. Por, ka edhe më shumë se sa thjesht mirëqenia e punonjësve në vendin e punës. Këtu hyn në lojë retreats-tërheqjet. “Retreats” shërben si një tërheqje nga atmosfera stresuese e vendit të punës për stafin e një kompanie. Ekspertët thonë se organizime të tilla shërbejnë për të ulur stresin e ditëve të zakonshme të punës, për të zhvilluar lidhjet mes tyre, si dhe për të rritur produktivitetin, nëpërmjet motivimit të ditëve argëtuese.

Era e ndryshimeve

Një mësuese e jogës ngjitet me ashensorin e një godine në qendër të Tiranës, jo për të shkuar në vendin e saj të zakonshëm të punës, por për të ofruar mësime për gratë e një kompanie të madhe në kryeqytet.

Futet në zyrë në orët e vona të pasdites, pasi orari zyrtar i punës ka mbaruar, ku e presin një numër i madh grash, të profesioneve të ndryshme, të gatshme për të marrë mësimet e pilateve si një retreat që ua ofron punëdhënësi i tyre. Ndërkohë ka edhe një buxhet për burrat e kompanisë në fjalë. Ata shpenzojnë kohë dhe energji, duke formuar një ekip, ndryshe nga ai i zyrave me tavolinat e rrumbullakëta dhe mbledhjet e gjata: në futboll, drejtuesi dhe punonjësi janë në një skuadër, në një nivel dhe luajnë të dy për të fituar lojën. Si në biznes, apo jo?

Anis Brahimaj, menaxhere ekzekutive e punëve të jashtme pranë Philip Morris Albania, pohon për “Monitor” se ata organizojnë dy tipe Team Building: një në baza departamenti dhe një në bazë korporate. “Koncepti mbetet i njëjtë, gjithkush përfshihet në një udhëtim në destinacione që e zgjedh skuadra, me shumë aktivitet fizik, qoftë sport, event apo aktivitet i organizuar. Gjithçka me qëllim për t’u socializuar e për të ndërvepruar me njëri-tjetrin. Një qëllim tjetër është sigurisht që të kuptohet që një punonjës ka vlerë për kompaninë, se vendimmarrja dhe gjykimi i tij/saj është i rëndësishëm” – thotë ajo.

Sipas saj, aktivitetet e retreats nuk ndodhin vetëm një herë në vit. Ata organizojnë aktivitete të ndryshme, si klasa sportive të zgjedhura nga punonjësit – joga tri herë në javë në zyrë dhe futboll. Ose festimi i natës së ndërrimit të viteve bashkë me kolegët e tregjeve të tjera në rajon, që përfshin dhe një udhëtim në një destinacion të huaj. Një tjetër kompani e ka kthyer në kulturë organizimin e retreat. Eris Kasmi, nga Balfin Group, thotë për “Monitor” se bëjnë organizime të tilla prej rreth 8 vitesh, çdo vit duke ofruar një gjë ndryshe.

“Retreats që organizojmë janë të dy niveleve: në nivel menaxherial të të gjithë kompanive të grupit, ashtu sikurse të gjitha kompanitë organizojnë aktivitetet e tyre. Sa i përket organizimit në nivel menaxherial, zakonisht e bëjmë jashtë Shqipërisë, në Turqi, Greqi, Itali, Qipro, Kroaci, çdo vit një destinacion i ndryshëm. Organizimi ndahet në dy momente kryesore. Momenti i parë, një mbledhje me një ekspert, me një tematikë që e zgjedhim. Një vit ka qenë ‘Change’ (Ndryshimi). Secili nga ne ishte një agjent ndryshimi, ndikimi, në biznese dhe sektorët që operojmë. Një vit tjetër ka qenë ‘Sipërmarrja’. Në këtë rast, pjesëmarrësit ishin jo vetëm punonjës por edhe sipërmarrës, drejtues në sektorin ku operojnë”, – thotë z. Kasmi

Sa i përket llojit të organizimit, ai thotë se nga pikëpamja e tematikës merret një staf i caktuar. “Organizimi zakonisht është tre ditë. Një ditë udhëtim, paraditen e së nesërmes zhvillohen trajnime, workshop-e, diskutime, ushtrime. Një element i rëndësishëm është fakti se fokusohemi tek identifikimi i sukseseve dhe sfidave. Ndaj bëhet kryesisht në gjysmën e parë të vitit, si një formë për të na dhënë energji për të gjithë vitin. Tematikat janë kryesisht në nivel biznesi, por edhe në nivel sektori. Përfshihen edhe sfidat për pjesën tjetër të vitit, sipas departamenteve dhe kompanive.

Pjesa tjetër e organizimit është kohë e lirë, vizita e qyteteve nga ana kulturore, artistike, ekskursione, agroturizëm, qetësim dhe kujdes për veten”, – thotë z. Kasmi, i cili shton se këto udhëtime kryhen me charter privat për punonjësit.
Ai pohon se, edhe kompanitë bëjnë retreat e vet, me gjithë punonjësit, ku fokusi është krijimi i ndërlidhjeve, forcimi i marrëdhënieve dhe argëtimi. “Edhe për punonjësit në të gjitha kompanitë, retreat organizohen me të njëjtin investim dhe buxhetet ndryshojnë në varësi të destinacionit dhe tematikës.

“Në këto vite, ndikimi pas retreat ka qenë pozitiv, ka pasur energji të mirë, punonjësit janë njohur më shumë mes tyre. Janë krijuar marrëdhënie me njerëz të cilët është komunikuar thjesht nëpërmjet email. Motivimi ka ardhur edhe për shkak se, gjatë tyre jepet vlerësim maksimal për punonjësit e çdo niveli, për ecurinë dhe punën e tyre vjetore”- thotë në fund z. Kasmi

Biznes, sport apo argëtim?

Tre janë format kryesore që kompanitë shqiptare organizojnë ‘retreat- tërheqjet për stafin’: në formë të mirëfilltë biznesi, aktivitete sportive, si dhe një hapësirë argëtimi. Shpeshherë, retreats organizohen në një ndërthurje të të tre elementeve të mësipërme ose edhe në mënyrë të veçantë, të ndarë nga njëri-tjetri. Një gjë ka rëndësi: përfitimet që një kompani merr nga organizime të tilla.

Erald Pashaj, CEO i EPPC Consulting dhe njëkohësisht trajnues në organizime të tilla, thotë për “Monitor” se retreats (tërheqjet) duhet të konsiderohen si një formë e mirëfilltë udhëzuese se si të kthehemi më të fuqishëm në treg. Gjatë tyre duhet të ketë patjetër diskutime për mënyrën vizionare të drejtimit, ndaj dhe në origjinë retreat janë vetëm në nivel drejtues dhe jo gjithëpërfshirës. Megjithatë, sipas z. Pashaj, koncepti ka ndryshuar edhe në Shqipëri.

“Retreat janë një mundësi shumë e mirë për të mbledhur njerëzit dhe për të diskutuar në mënyrë të shëndetshme për aspekte vizionare të cilat nuk arrijnë t’i bëjnë gjatë punës së përditshme. Kompanitë më të mëdha në botë, përdorin ‘retreat’ për të shkëputur drejtuesit e tyre nga rutina e përditshme dhe për të diskutuar me ta për të ardhmen. Retreat organizohen me drejtuesit e lartë si p.sh., Bordi, CEO dhe CEO-1, por edhe me një grup më të gjerë drejtuesish, duke përfshirë edhe drejtuesit e mesëm, ose edhe me të gjithë punonjësit së bashku. Që këto aktivitete të arrijnë të rrisin vlerën e tyre, duhet që të organizohen nga profesionistë të sjelljes organizative dhe lehtësues të të mësuarit”, -thekson z. Pashaj.

Sipas z. Pashaj, i cili është shpesh trajnues në organizime të tilla, qëllimi i retreat është që të çlirojë potencialin e ekipit, të gjenerojë ide të reja, por edhe të bashkojë ekipin rreth një drejtimi të caktuar që kompania synon për të ardhmen.

“Mënyrat që përdorin trajnuesit për të arritur synimet e duhura janë të ndryshme dhe të larmishme, por mund të thuhet se, grupohen në retreat biznesi; sporti ku këto të fundit më shumë përdoren për ndërtimin e ekipit, si dhe argëtimi”, – thotë ai.

Retreats nuk mund të jenë thjesht një ekskursion ose shëtitje në natyrë, një lojë ose një darkë me kolegët, thekson z. Pashaj. Sipas tij, përtej argëtimit, një retreat i mirë, mbart vizion, ide, mesazh, në mënyrë që të rigjenerojë trupin për të qenë më mirë dhe më produktiv nesër.

Sa u përket kostove të këtyre organizimeve nga kompanitë në Shqipëri, z. Pashaj thotë se kostoja varet nga numri i pjesëmarrësve, vendit ku do të zhvillohet aktiviteti, kohëzgjatjes që zakonisht shkon në 3 ditë, por edhe të cilësisë së kompanisë konsulente dhe trajnuesve që do të përfshihen në nxitjen dhe lehtësimin e ideve të reja.

“Mund të pohoj se vetëm kostoja për trajnuesit shkon 1000 deri në 3000 euro (pa TVSH), duke i shtuar kësaj transportin dhe qëndrimin në hotel, ushqimin e pjesëmarrësve etj., fatura rritet më shumë. Ndaj, organizimet e mirëfillta të konceptit retreat i bëjnë kryesisht kompanitë më të mëdha në vend, si Balfin Group, Albtelecom, EY, etj., të cilët e kanë bërë traditë organizimin e tyre një herë në vit”, – thotë z. Pashaj./ Marre me shkurtime nga “Monitor”

motivohen sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.