Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth ku tha për mediat se i ka kërkuar të denoncojnë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë.
“Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë, por dhe për të ecur para me procesin e integrimit europian të vendit. Për mua e PD nuk ka mundësi të mirë për të ndryshuar vendin se procei i integrimit europian. Shqipëria ka mbetur në vend numëro për tetë vitë për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura. Ajo që i kam kërkuar Roth, njësoj si gjithë miqve ndërkombëtarë ëhtë të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe Shqipërinë, duke mos e lënë që e njëjta situatë të ndodhë”, tha ai.
