Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Begaj i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese një sqarim përfundimtar mbi mekanizmin e përtëritjes së pjesshme të trupës gjyqësore, duke kërkuar që ky proces të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën. Bardhi e quan kërkesën e Begajt si një akt të pashembullt në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi
Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.
Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë