Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë sot një kërkesë të Ministrisë së Arsimit për të shkarkuar nga detyra Rektorin e Universitetit tëTiranës, Mynyr Koni.
Pak javë më parë ministrja Besa Shahini e pezulloi Konin nga detyra dhe i kërkoi Presidentit ta shkarkonte, teksa emëroi përkohësisht në këtë pozicion, zv.rektorin Bernard Dosti.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z.MYNYR KONI
Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Përarsimin e lartëdhekërkiminshkencornëinstitucionet e arsimittëlartënëRepublikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “KodiiProcedurave Administrative iRepublikëssëShqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,
Dekretoj;
Neni 1
Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë,për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Neni 2
Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11183
Tiranë, më 06.05.2019
PRESIDENTI i REPUBLIKËS
ILIR METAthi
