Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërkesa e SPAK, Berisha: Unë i njoh ato, por jo vendimin e gjyqtares që e kam shkarkuar në ’96-ën

13:20 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes Facebook, në ditën e Krishtlindjeve ndërsa ka kërkuar të sqarojë edhe njëherë se kundër tij nuk ekziston asnjë dëshmi.

Ndërsa më 26 dhjetor pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, ai thotë se për të gjithë ata që e akuzojnë se nuk i njeh Gjykatat dhe Prokurorinë, ai në fakt nuk përfill vetëm vendimin e një gjykatëseje që është shkarkuar nga vetë ai në 1996-ën.

Lexo edhe :

Related Posts

  • berisha te shtepia
    Berisha me “arrest shtëpie”? Ish-kryeministri tregon kush do ta drejtojë punën në parti

Në këtë betejë, thotë Berisha, “nuk bëri asgjë tjetër, veçse mbrojti Kushtetutën.”

“Ju keni dëgjuar se si larot, lakejtë, puthadorët e narkodikaturës, gjatë këtyre javëve të fundit, përsërisin se Shqipëria nuk përfill gjykatat, Berisha nuk përfill prokurorinë.

E vërteta është se unë kam përfillur gjykatat dhe kam dërguar aty në përputhje me ligjin avokatët e mi. Unë kam përfillur parlamentin, komisionin hetimor parlamentar dhe kam dërguar aty avokatërit e mi. Kam përfillur Gjykatën Kushtetuese dhe grupi i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Por unë nuk kam përfillur vendimin antikushtetues të një gjykatëse që është shkarkuar nga Sali Berisha me datën 8 shkurt 1996 dhe në përputhje me ligjin e vendit dhe çdo ligj tjetër të botës jodiktatoriale, ajo nuk mundej kurrë të shqyrtonte dosjen e njeriut që e ka shkarkuar.

Nuk kam pranuar atë vendim, ndonëse theksoj se vendimet e gjykatës për mua janë ligj, por ligjet kanë hierarkinë e tyre. Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është ligji suprem.

Kushtetuta është ligji i të gjitha ligjeve. Kushtetuta urdhëron çdo qytetar të mos pranojë asnjëherë një vendim antikushtetues.

Sikundër ligjet urdhërojnë çdo punonjës të mos pranojnë asnjëherë një vendim antiligjor.

Pra, në këtë betejë, Sali Berisha nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë. Se në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin”, thekson Berisha.

Berisha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.