SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë prej 12 faqesh, ku kërkonte heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit dhe deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj.
Prokuroria e Posaçme akuzon ish-zv.kryeministrin se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.
Sipas SPAK, Ahmetaj, ka lidhje jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, por edhe në atë të Fierit dhe Tiranës.
Me ndërhyrjen në këtë proces, Prokuroria pretendon se Ahmetaj ka përfituar:
- Shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni pagese e kryer ne përfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;
- Pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emër te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.
- Shumën Deri 130 000 {njëqind e tridhjetë mijë) euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me stp 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;
- Shumën pret 140 000 (njëqind e dyzetë mijë) euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k.
- Shumën prej rreth 34 422 (tridhjetë e katër mijë e katërqind e njëzetë e dy) euro, të përfituar ne formen e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.
- Shumën në total orei 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1 -1 sip 167 m2, miga Reshit Çollaku, ap.1. në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;
Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmeve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit e konkretisht:
- Procedura koncesionare: me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Alblek Energy” sh.p.k., me nr. 11026/7 prot. datë 16.12.2014,
- Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Ëasle Treatment Fier” sh.p.k. nr. 5553/5 datë 24.10.2016;
- Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabffifim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)” për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BY SPV’ sh.p.k. me nr. 6021 rep nr. 2895 kol datë 31.08.2017.
SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka miratuar transferime fondesh për investime në inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Gjithashtu ai ka miratuar vazhdimet e procedurave dhe i ka lënë kohë njerëzve të inceneratorëve të rishikojnë parregullsitë.
“Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e çështjes për gjykim, qoftë në lidhje me shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahunetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveqse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, thuhet në shkresë.