Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kërkesa për listat e hapura pas takimit me Ramën, deputeti i opozitës parlamentare njofton krijimin e një partie të re

23:10 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parti e re 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për më shumë se një orë përfaqësuesit e opozitës parlamentare zhvilluan mbrëmë një takim me kryeministrin Rama për reformën zgjedhore. Shefi i mazhorancës Rama kërkoi të bindte deputetët Myslym Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai që të votonin marrëveshjen politike me opozitën jo parlamentare, por takimi rezultoi pa sukses.

Secila palë doli në një deklaratë për mediat ku dhanë edhe argumentet e tyre. Opozita parlamentare theksoi se nuk do te japë votën nëse nuk ndryshohet sistemi ndërsa kryeministri u shpreh se ai vetë dhe PS gjenden tashmë mes dy zjarreve.  

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani tha në Euronews Albania se kërkesa e tyre parësore është ndryshimi i sistemit dhe zgjedhja e deputetëve me lista të hapura.

Synimi i opozitës parlamentare siç theksoi deputeti Çaçani është krijimi i një partie të re. Ai theksoi se së bashku me kolegët e tij po formatojnë krijimin e një subjekti të ri, ndërsa shtoi se do të jenë gati të garojnë në zgjedhje kurdo që të zhvillohen.

“Shumë shpejt do ta kemi subjektin politik, për t’u ballafaquar në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të jenë. Jemi duke formatuar një subjekt të ri. Jemi në hapat e parë, nuk duhet të nxitohemi. Problemin e kemi tek hapja e listave, që qytetarët të kenë deputetin e tyre jo t’u servirim një listë të mbyllur, që duam apo s’duam ne të votojmë tre të parët. Ne kërkojmë hapjen e listës”, tha ai.

lista të hapura Opozita parti e re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.