Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkohej nga Italia, në pranga shkodrani me dy emra

09:36 / April 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili është dënuar nga drejtësia italiane për trafik drogë në vitin 2018.

Në sajë të operacionit të koduar “Trushi” është vënë në pranga Fran Malocaj alias Françesk Pashku, 52 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTE

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trushi”.

Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, Departamentin e Policisë Kriminale dhe misionin Interforza, kanë bërë të mundur lokalizimi në qytetin e Shkodrës, të 53-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trushi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.