Gjykatësja është tërhequr për të marrë vendimin për masën ndaj ish kryetarit të komunës Kashar, Besnik Fuçia, i akuzuar për flasifikim të dokumentave, si edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Fuçia u arrestua të martën (7 maj) nën akuzën e flasifikimit të dokumentave për ndërtimin e dy pallateve në zonë. Ai u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues.
Prokuroria kërkoi masat:
-Detyrim paraqitje për Besnik Fuçian.
-Arrest me burg për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi.
-Arrest shtëpie për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit.
-Detyrim paraqitje për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në komunën Kashar.
-Detyrim paraqitje për Miranda Dyrmishaj, kolaudatore.
