Partia Socialiste e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punën për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datë 6 mars në 6 bashki të vendit që janë pa kryetar. Ai tha se nuk do të ketë deputetë që do të propozohen për të kandiduar për kryetar bashkie.
“Nuk mendoj se do të kemi deputetë, si parim në këtë garë, pasi deputeti është zgjedhur për të bërë deputetin. Ky është mendimi i kryesisë. Përsa i përket grave, mes një gruaje dhe 10 burrave unë zgjedh gruan” tha ai.
Pak ditë më parë Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për të kandiduar në Shkodër, por Edi Rama ia preu shpresat, pasi e akuzoi se gënjeu në formularin e dekriminalizimit.
“Shanset e dyta i jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit kur jemi miq, kur miqësia lëndohet dhe shanset e dyta i jep Zoti, ndërsa PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vendosur në pozitë të vështirë duke gënjyer” tha ai.
