Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Këshilli i BE: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt

18:46 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Bashkimit Europian u kërkon vendeve anëtarë të BE që të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, ku kërkohet që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile.

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.

‘’Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në paragrafin 21.2.

Këshilli i BE konstaton se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndihet një sens i zhgënjimit të thellë në procesin e zgjerimit. Një prej faktorëve sipas saj është mungesa e vendimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

”Sot, ne duhet të pranojmë që pavarësisht nga angazhimi i palëkundur ndaj BE-së integrimi dhe nivelet e pashembullta të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE përfshirë edhe përballjen me pandeminë COVID-19 – njerëzit në rajon po përjetojnë një sens të zhgënjimit të thellë në procesin e zgjerimit. Faktorët kryesorë janë: mungesa e vendimeve hapat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas hapjes së vendimit të Këshillit të Marsit 2020 për negociatat e pranimit; ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë. Një perceptim i dorëzimit të vonuar në BE të vaksinave COVID-19 ka ushqyer më tej një rrëfim të zhgënjimit.”- thuhet në paragrafin 4.

Këshilli i BE negociatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.