Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këshilli i Integrimit, Tabaku: Shqipëria nuk përmbush kriteret! Balla: Nuk është faji ynë

11:02 / October 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla tabaku 676x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit pas daljes së progres raportit, Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave. Demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim, sipas saj.

“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore.”– u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për moshapjene negociatave.

Jorida Tabaku vuri në dukje mungesën e vullnetit dhe të përgatitjes së qeverisë për negociatat me BE, duke nisur që nga fakti se në programin e qeverisë nuk ka asnjë fjali për integrimin Europian të Shqipërisë. “Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol.

Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”- u shpreh Tabaku.

Ndërsa Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, u përgjigj se progresi i bërë nga Shqipëria ishte i qartë ndërsa e hodhi “fajin” tek Bashkimi Europian teksa tha se: Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit.

Ndërsa shtoi se që prej anëtarësimit të Kroacisë në BE, i gjithë unioni kishte pasur problematika të brendshme të cilat kishin bërë që të mos mbahej konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.

“Nëse kujtojmë raportin e vitit 2020, Komisioni u shpreh i qartë për plotësimin e kushteve dhe tha se do të mbahej edhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ndërsa unë shpresoj që ta mbajë këtë konferencë brenda krishtlindjeve. Ajo që ndryshon është rrethana nëpër të cilat po jepen këto vlerësime pasi Shqipëria ka kaluar në sfida të vëshria sic ishte edhe pandemia.

Ne do e mbështesim propozimin e opozitës për zgjatjen e mandatit të Vettingut në reformën në drejtësi. Nuk dua të ndalem në pika të tjera por dua të komentoj që këtu integrimi tashmë është në dorë të komenteve politike dhe punëve të brendshme politike të shteteve që prej kohës që Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian.

Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit. Në fund të nderuar pjesëmarres se shoh nga komunikimi në video që jemi pothuajse të gjithë edhe pse në raport shihet qartazi arritja sfida është konsolidimi i këtyre arritjeve, por mendoj se do të ishte një shtysë e madhe nëse konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahej brenda krishtlindjeve”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.