Për herë të parë që nga krijimi i tij Këshilli i Qarkut Dibër do ta zhvillojë mbledhjen larg qytetit të Peshkopisë.
Kryetarja Valentina Halili pasi është konsultuar me antarët e Kryesisë së këtij këshilli janë dakortësuar që mbledhja të zhvillohet në qytetin e Burrel, afro 100 km larg Dibrës.
Për këshilltarët e bashkive Mat, Klos e Bulqizë ky konsiderohet një vendim i drejtë pasi ato e kanë më afër qytetin e Burrelit se sa atë të Peshkopisë. Madje është hedhur ideja që mbledhjet të zhvillohet në të gjitha qytetet e këtij qarku.
Kjo është mbledhja e fundit e Këshillit të Qarkut Dibër për këtë vit dhe pritet të merren vendime të rëndësishme. /tirananews.al/