Ditën e sotme kanë nisur intervistat me kandidatët për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila shkruan në rrjetin social ‘Facebook’ se kandidatët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të ministrisë dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.
Postimi i Olta Xhaçkës:
Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.