Këshilli Politik ka pranuar propozimin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
PD ka kërkuar që përzgjedhja e 12 anëtarëve të KQZ të bëhet nga Kuvendi, ndërsa komisioni duhet të mos jetë i përbërë nga deputetët.
Nga burime brenda mbledhjes mësohet se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka pranuar këtë formulë të re të opozitës për përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo ishte çështja me “e nxhtë” që ndante palët që pas arritjes në parim të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në Rezidencën Amerikane.
Tanimë, pritet që ekspertët e partive të detajojnë marrëveshjen e arritur dhe disa çështje të tjera teknike për të hartuar më pas draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore.
