Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Këshilltari i Biden zbulon planet e demokratit nëse zgjidhet President i SHBA: Do të takohet me Kim Jong Un

21:28 / October 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden kim jong 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndihmës i afërt i demokratit, kandidat në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Joe Biden ka zbuluar planet e tij nëse zgjidhet drejtues i SHBA.

“Një samit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un është në planet e menjëhershme të Biden nëse fiton zgjedhjet”, kështu ka deklaruar Brian McKeon, këshilltar i Biden, në një intervistë të dhënë së fundmi për agjencinë e lajmeve të Shtetit të Koresë së Jugut.

Sipas tij kandidati presidencial synon të arrijë denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe të kërkojë një takim me Kim Jong Un, nëse fiton ndaj Donald Trump, në zgjedhjet e ardhshme më 3 nëntor.

“Biden e kupton që çështja e Koresë së Veriut është mjaft komplekse dhe nuk mund të zgjidhet përmes dy takimeve të kryetarëve të shteteve“, tha këshilltari presidencial demokrat, duke shtuar se Biden dhe Kim do të takoheshin nëse do të bëhej përparim në denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Ndihmësi i ngushtë i Joe Biden ka zbuluar se kandidati demokrat për të bindur Kim Jong Un për të denuklearizuar Gadishullin Korean do të punojë ngushtë me aleatët e SHBA. Koreja e Jugut dhe Japonia dhe do të bashkëpunojnë me Kinën, pasi denuklearizimi është një qëllim i përbashkët i këtyre vendeve dhe do të sjellë paqe dhe prosperitet në rajon.

biden demokratit planet takohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.