Një ditë më parë kreu i Shtetit Ilir Meta u shpreh i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve për hir të gjetjes së një zgjidhjeje të krizës politike, duke përmendur edhe ftesën e Gjermanisë.
Këshilltari i CDU, Martin Henze e vlerëson ofertën e Metës për partitë politike duke e quajtur presidentin shqiptar, “një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan”.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Henze e vlerëson atë që bëri presidenti duke thënë se Meta e shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.
“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë,”-tha ai.
“Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve”- shkruante Meta nje dite me pare.
