Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Këshilltari i Presidentit, Dervishaj: Kuvendi nuk ka ushtruar kontroll për kontratën e Butrintit

11:23 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledar dervishaj deklarate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, këtë të martë po diskutohet koncesioni i parkut të Butrintit, ku Presidenca e ktheu për rishqyrim. Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, tha se nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, Presidenti ka vërejtur se ka munguar procesi i konsultimit publik dhe janë konstatuar të meta gjatë debatit.

“Në vlerësimin e presidentit të gjitha shqetësimet duhet të ishin shqyrtuar me kujdesin e duhur. Ligji synon miratimin e një marrëveshje administrimi përmes një komisioni të posaçëm të një pasurie me rëndësi universale. Fondacioni ka si bashkëthemelues ministrinë e kulturës. Në procese të tilla kaq të rëndësishme, që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar transparenca është themelore.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare rezultoi se procesi i konsultimit ka munguar që nga fillimi i tij. Jo vetëm që ky proces ka munguar në nivel ekzekutiv por janë konstatuar të meta edhe gjatë debatit. Kuvendi nuk e ka ushtruar kontrollin ndaj qeverisë duke pranuar zgjedhjet e ofruara prej saj. Kuvendi kishte dy mundësi zgjedhje, ose të riparonte vetë të gjitha të metat ose të kthente propozimit qeverisë.

Në këtë fazë ligji është miratuar, presidenti gjatë vlerësimit të këtij ligji presidenti vendosi ta kthejë ligjin edhe njëherë -për konsultim. Procesi është konstatuar nga presidenti se cenon parimet dhe vlerat universale. Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë. Shmanget auditimi lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyra e përdorimit të tyre. Ligji cenon edhe rezolutën e parlamentit europian”, tha Dervishaj.

Bledar Dervishaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.