Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia birtanike, pasi akuzohen për vasjen e një ish-snajperisti kurd në Hartlepool.
Sipas BBC, policia në Cleveland është në kërkim të Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve të para që janë bërë prë varsjen e 30-vjeçarit, Hemvvand Ali Hussain.
Sipas mediave britanike kurdi është qëlluar për vdekje në një shtëpi në Hartlepool, më 15 shtator të vitit të shkuar. Mësohet se ai ka shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde kundër Shtetit Islamik.
Ata kanë lindur në Shqipëri thotë policia, por mendohet se kanë lidhje në disa zona në Britani, si Bolton, Sheffield dhe Londër.
“I bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta persona të kërkuar, te kontaktojne menjehere me policine. Nëse dikush i sheh këta, u kërkohet të mos i afrohen atyre”- thone burimet e policise.