Një traditë e vjetër është kthyer në fshatin Lefkakia në Argolida të Greqisë ku të rinjtë janë armatosur deri në dhëmbë për të vrarë…Judan.
Juda Iskarioti është dishepulli që tradhtoi Jezusin duke e dorëzuar tek sunduesit e kohës.
Sipas këtij zakoni të vjetër, të rinjtë përgatitën një maket që ia vendosën emrin Juda dhe pasi e lidhën në një shtyllë filluan ta qëllonin me çifte.
Më parë ata e kishin shëtitur “Judan” në fshat, si një mësim për të gjithë tradhtarët.









